E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta gjermane shkrim për deputeten shqiptare politikanen më të bukur në
Publik News

Gazeta gjermane shkrim për deputeten shqiptare politikanen më të bukur në

Duda Balje është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë, sidomos për stilin e saj të veçantë dhe shumë interesant të veshjes dhe imazhit.

Së fundmi për bukurinë dhe sharmin e saj kanë shkruar edhe mediat gjermane. Gazeta gjermane Kosmo e ka cilësuar ndër politikanet më të bukura në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

Ajo i ka kushtuar asaj një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.

“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan” thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.