Gazetari Balla kërcënon Gaz Bardhin: Do kesh fatin e Vis Martinajt
Gazetari Sokol Balla, i njohur si “Kol Kyçi” i memeve nga faqet satirike, duke dalë jashtë korrnizës së gazetarit dhe hyrë në atë të Kodit Penal, ka kërcënuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhin.
https://www.instagram.com/reel/DA7_9D2NVDZ/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
“Kol Kyçi”, duke shfytëzuar ekranin e ABC, paralajmëroi Gaz Bardhin që të mos thellohet në gabime pasi mund të ketë fatin e Ervin Salianjit apo të Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit 2022.
“Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë. Edhe SPAK e parlajmëroi. E njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që të mos nxitojë herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit dhe herë në formën e Visit, dhe fundi nuk është i lumtur“, tha Sokol Balla.
Zakonisht janë politikanët ata të cilët kërcënojnë gazetarët, të cilët ekspozojnë abuzimet e tyre. Por disa gazetarë kanë tejkaluar politikanët me pasuri, interesa, si sekserë të pushtetit dhe për hareme. Ndaj edhe “Kol Kyçi”, i cili e ka kthyer ABC-në në harem, shënon precedentin e parë që një gazetar kërcënon një politikan.
Më poshtë letra e hapur që Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe videon e mesazhit publik të gazetarit Sokol Balla:
“I dashur Kol Balla,
Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.
Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!
Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!
Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!” – shkruan Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



