E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Peka: Basha është peng, ka 5 vite non grada në Amerikë
Publik News

Gazetari Peka: Basha është peng, ka 5 vite non grada në Amerikë

Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Peka tha se Basha është shantazhuar pasi do i publikonin dosjen dhe vendimin që edhe ai është non-grata në SHBA.

“Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në.

Lulzim Basha ka pesë vjet që është non-grata. Ka pesë vjet që nuk shkel në SHBA. Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.

Një gjë është e sigurt, Basha është peng.

Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën.

Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit.

Nga sot ne nuk kemi opozitë,” tha Peka.

“Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.