Gazetari: Reagoni njerëz, jemi bërë thjeshtë numra në gjendjen civile për lindje dhe për vdekje
Denis Dyrnjaja
Është skandaloze që zgjedhjet po vijnë sërish dhe të gjithë flasin për Vetting, për lista kandidatësh, për dorëheqje qeverie e për presidentë, por asnjë forcë politike nuk ka prioritet shëndetin e popullatës. Në kushtet kur pjesa më e madhe e ushqimeve është komplet e dyshimtë, me data skadence të manipuluara, me produkte bimore dhe shtazore pa dije origjine ose origjinë të dyshimtë, me ajër të ndotur nga 10-40 herë më shumë se normat e vendeve të BE-së nga nafta surrugato dhe pluhuri pa limit që ndotin ajrin. Askush nuk flet,ndërsa e marrim dhe e pranojmë këtë gjendje të degjeneruar dhe shkatërrimtare si realitet normal.
Më paradoksal është fakti se të gjithë jetojmë në këtë vend, si dikush që është i pasur, si dikush që është i varfër, si kryeministri, ashtu edhe pensionisti, presidenti e taksisti. Duket si një bashkëfajësi në këtë krim masiv të heshtur, për shkak të të cilit çdo vit humbin jetën 4 mijë personave vetëm nga kanceri.
E kujt i duhen llogjet elektorale dhe kush hyri e kush doli nga lista për deputet kur ne po na sëmuren fëmijët masivisht nga alergji të panjohura e po na vdesin familjarët si me qenë në luftë jo në paqe.
Reagoni njerëz ky është rasti juaj që vjen një herë në 4 vjet të kërkoni më shumë përgjegjësi për jetën tuaj dhe cilësinë e saj. Ne nuk mund të jemi thjeshtë ca numra të regjistruar në gjendjen civile kur lindim e vdesim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



