E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari  thumbon  kryeministrin/ “Himara është Shqipëri, qirje Rama
Politikë

Gazetari thumbon kryeministrin/ “Himara është Shqipëri, qirje Rama

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, në  Finiq dhe Dropull dhe deklaratat e tij për minoritetin grek.

Hoxha shigjetoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Himara është Shqipëri dhe jo minoritet grek dhe nuk njihet si e tillë nga Shqipëria.

“Himara eshte SHQIPERI, qirje Rama.

Mitsotaqi! Mitsotaqi! Mitsotaqi!

Kryeministri grek, po “patrullon” sot në jugun e Shqiperise, me nje helikopter model “Chinook” te forcave ushtarake greke.

Autoritetet shqiptare e kane cilesuar si nje vizite ne zonat minoritare në jugun e Shqiperise.

Madje kryeministri Rama, do ta shoqeroje homologun grek, në nje pjese të madhe te vizites.

Media greke e ka cilesuar, si vizita e pare e nje kryeministri grek, në Himare.

Sipas tyre, në zonen e Vorio-Epirit, lirite dhe te drejtat e bashkekombasve greke, shkelen nga Shqiperia.

Duke pare axhenden e Mitsotaqis, bie në sy fakti, se ai, do te vizitoje Finiqin, Livadhjane dhe Derviçanin, te cilat Shqiperia i njeh zyrtarisht si zona minoritare.

Me falni, por vizita e kryeministrit grek nis nga Himara!!!!!

Himara as nuk eshte minoritet grek dhe as nuk njihet zyrtarisht nga Shqiperia si e tille.

Himara eshte e banuar historikisht dhe masivisht nga shqiptare.

Por në Himare, Mitsotaqi po parakalon si triumfatore në pedonalen e qytetit para qytetareve shqiptare greqisht-foles, qe mbajne flamuj e simbole greke dhe po flet nga podiumi i improvizuar para zyrave të OMONIA-s, ne krah te Fredi Bejlerit!!!!!

E di kryeministri yne kete pune???!!!

Qirje Rama, Himara nuk eshte minoritet grek.

Himara ka qene prej mijera vjetesh, eshte dhe do te mbetet pjese e pandare e territorit te Shqiperise.

Kallo taksidhi qirje Rama, mazi me to filos tu, qirje Mitsotaqis…

(Udhetim të mbare zoti Rama, bashke me mikun tend, zotin Mitsotaqi).

Koha eshte e maskarenjeve,

SHQIPERIA eshte e shqiptareve…????????????????????????????????”, ka shkruar Artan Hoxha në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.