E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Tomorri flet për zhvillimet politike: Kongresi dëshmoi dje qartë se PS-ja ka vdekur
Lajme

Gazetari Tomorri flet për zhvillimet politike: Kongresi dëshmoi dje qartë se PS-ja ka vdekur

Sipas Tomorrit, kongresi i PS-së konfirmoi se, Partia Socialiste ka vdekur.

Tomorri gjithashtu ka ngritur pyetjen, se cilët janë kriteret që të ndryshohen ministrat.

‘Kongresi ishte dëshmia e disatë tashmë që PS-ja është shndërruar në një çiflig privat të Ramës, ashtu si dhe qeveria. Edi Rama i lëviz ministrat sipas orekseve apo qëllimeve të tij. Merr njerëz nga jashtë politikës dhe i bën ministra, tashmë që partia nuk ka më asnjë fjalë.

E gjithë partia rri sus para atyre që vendos, Edi Rama.

Ky kongres nga dëshmoi edhe njëherë se PS, ka vdekur si parti. Klinikisht është thjeshtë një organizëm i atrofizuar, është një çiflig që komandohet nga një njeri i vetëm dhe ku gjithë të tjerët heshtin dhe nuk ka asnjë zë jetën publike të vendit.

Ka një pyetje shumë të thjeshtë që mund ta shtrojë kushdo. Kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri që bën kryeministri.

Nëse do të kishte figura që duhej të ishin larguar, do të ishin ata që janë konsumuar më së shumti në skandalet e mëdha korruptive që janë publike.

Ne nuk pamë që të lëvizte Ogerta Manastirliu e cila ka mbi vete rekordin e turpit të degradimit të Shqipërisë në vendin  e fundit në botë në testin e Pizas. Ka mbi shpinë degradimin e sistemit shëndetësor që është kthyer në një kënetë të madhe korrupsioni dhe kriminale që tregton jetën e njerëzve, siç e pamë tek skandali i tmerrshëm i onkologjikut.

Nuk lëvizet po ashtu ministra e Infrastrukturës, e cila jo vetëm që nuk lëvizte, por fuqizohet dhe merr tashmë gati 90% të qeverisë sepse dy nga tre ministrat e rinj ishin drejtorë të Ballukut.

Dhe prandaj lind pyetja, kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri’, deklaroi gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.