E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari tregon se përse ambasadorët nuk e sulmuan Ramën për kanabisin
Lajme

Gazetari tregon se përse ambasadorët nuk e sulmuan Ramën për kanabisin

Ylli Rakipi,  komentoi aktualitetin politik në Shqipëri u ndaj edhe tek kanabizimi i vendit.

Sipas Rakipit në Shqipëri janë 3 banda politike që drejtojnë vendin në këto 30 vjet tranzicioni, ndërsa u shpreh se nëse kanabisi nuk do të mbillej do të kishte luftë mes bandave.

“Ka 30 vjet tranzicion dhe në këtë pikëpamje janë 3 banda. Këta që janë sot në pushtet janë bandë e madhe, blejnë e shesin, mbjellin kanabis. Secila nga këto banda kanë specifikat e tyre, por një nga të veçantat e kësaj bande që është sot në pushtet, është mbjellja e kanabisit. (…) Këta e mbollën kanabisin si të ishte perime. Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin tim, se janë blerë 20 milionë fara kanabisi. Nëse këto nuk mbillen do të ketë luftë mes bandave”, – tha ndër të tjera Ylli Rakipi.

Në vijim ai u shpreh se, “Edi Rama e bëri me koshiencë të plotë këtë situatë, pasi me të fitoi zgjedhjet. Perëndimi nuk e sulmoi Ramën, sepse nuk kishte rrugë tjetër për Shqipërinë, mos kujtoni se ata e kanë ndihmuar Shqipërinë. Ambasadorët duan të hapen negociatat se thonë u hapën në kohën tonë, nuk pyesin sesa do të zgjasë ky proces”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.