E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja injoron deputetin Alket Hyseni: Faleminderit, por kam punë më të dobishme për të bërë (VIDEO)
Publik News

Gazetarja injoron deputetin Alket Hyseni: Faleminderit, por kam punë më të dobishme për të bërë (VIDEO)

Gazetarja Esiona Konomi ka injoruar deputetin Alket Hyseni pasi ky i fundit e ka ftuar në transmetim live të bëhet pjesë e PS meqë njihte mirë Statutin.

Teksa gazetarja bënte një parashtrim të asaj se çfarë ishte ndryshuar në Statutin e PS, iu drejtua deputetit Alket Hyseni që të tregonte disa detaje më shumë. Mirëpo, i surprizuar nga njohuritë e gazetares mbi Statutin, Hyseni i tha asaj se ishte në rrugë të mbarë për t’u bërë anëtare dhe për të pasur karrierë në PS.

Por përgjigja që gazetarja Esiona Konomi do t’i jepte, do të ishte vërtet surprizuese për Alket Hysenin. ‘Faleminderit, kam punë të tjera më të dobishme për të bërë në jetën time…’, u shpreh ajo.

Pjesë nga dialogu:

Esiona Konomi: Çfarë ka ndryshuar në statutin e PS?

Alket Hyseni: Pikë së pari dua t’ju falënderoj ju për njohjen kaq mirë të statutit të Partisë Socialiste, jeni në rrugën e mbarë për tu bërë së shpejti dhe pse jo një anëtare dhe për të pasur një karrierë politike brenda Partisë sonet ë Madhe

Esiona Konomi: Faleminderit, kam punë të tjera më të rëndësishme për të bërë në jetën time…

Alket Hyseni: Nuk ka punë më të dobishme se të marrësh pjesë, si qytetare e përgjegjshme në këto organizma të cilat në fund mund të arrihen qëllime të mira.

Esiona Konomi: Ka disa punë…

Alket Hyseni: Ne miratuam sot statutin e ri të PS, ishte një statut i mirëpunuar nga grupi i punës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.