E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja  tregon në emision: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë e madhe me kanabis
Publik News

Gazetarja tregon në emision: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë e madhe me kanabis

Gazetarja Klodiana  Lala ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin Opinion, teksa ka thënë se në muajin korrik në Vaqarr është asgjësuar një parcelë e konsiderueshme me kanabis.

Ajo thotë se kjo nuk është bërë publike për shkak se ka një hetim nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen  për dekonspirim të operacionit.

“Në rrethinat e Vaqarrit në Korrik është asgjësuar një parcelë  e konsiderueshme me kanabis, që nuk ështrë bërë publike, për mediat.

Mua më rezulton një hetim i çelur nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen  për dekonspirim të operacionit. Në punën tonë të përditshme konstatojmë që policia mund të kryejë operacione antikanabis, që nuk bëhen publike për mediat. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që relativiziohet fenomeni, që më pas degjeneron në histori vrasjesh, pengmarrjesh, përplasjesh për pagesa e me radhë”, u shpreh gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.