Gazmend Kapllani: Kjo është tragjedia më e madhe e popullit tonë, që do ta paguajmë shtrenjtë!
Shkrimtari i njohur, tani me banim në SHBA, Gazmend Kapllani është shprehur në Facebook, në lidhje me situatën në PD pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kapllani i cili tanimë drejton katedrën e parë të albanologjisë në SHBA shkruan:
“Ka Shqiptarë qe besojnë që George Soros kontrollon demokracinë më të fuqishme në botë, SHBA-në dhe u jep urdhra ke të shpallin “non grata” në Shqipëri dhe nuk beson që ish-kryeministri i republikës më rrumpallë dhe të korruptuar në botë është vërtet i korruptuar dhe si i tillë vlerësohet si i padëshiruar në SHBA. S’ka problem. Ne dikur besonim se ishim kopësht i lulëzuar dhe gjithë Amerika vriste mendjen si të na pushtonte dhe të na merrte bunkeret dhe kooperativat e tipit të lartë. Nuk besoj se gjendet në rruzullin tokësor një popull më i abuzuar si ky i yni që vazhdon të ndjekë dhe të flijohet për abuzuesit e tij, duke besuar se po ndëshkon dikë qe e keqtrajton dhe e mashtron me dorën e majtë duke zgjedhur dikë tjetër qe e keqtrajton dhe e mashtron me dorën e djathtë dhe anasjelltas. Kjo është tragjedia më e madhe e popullit tonë, të cilën e kemi paguar shtrenjtë dhe do vazhdojmë ndoshta ta paguajmë shtrenjtë. Si qytetar Amerikan me kombësi shqiptare e vetmja gjë që ndjej është trishtim, dhembje, keqardhje.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



