E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi denoncon: Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mbledhës i firmave. Pse do i dorëzojmë karriget Qifes ne?
Lajme

Gazment Bardhi denoncon: Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mbledhës i firmave. Pse do i dorëzojmë karriget Qifes ne?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka denoncuar sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave është edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.

Por Bardhi tha se deri në këto momente nuk ka asnjë firmë të depozituar sipas rregullave dhe statutit, në protokollin e PD.

“Jo vetëm që nuk janë depozituar 1/4 e firmave, por në momentin që flasim s’ka asnjë firmë të depozituar. Unë e di ku qëndron problemi i mos depozitimit zyrtar në protokollin e PD. Se ka në keqkuptm nuk vijnë firmat në zyrën e sekretarit të përgjithshëm, vijnë në protokoll. Nëse këto firma do ekzistonin do ishin depozituar dje”.

Bardhi komentoi edhe deklaratën e Sali Berishës që tha të mërkurën se ai do sjellë PD në pushtet dhe se do të rikthehet si kryeministër i vendit. Ndërsa akuzat ndaj lidershipit të PD për ‘peng të Ramës’, Bardhi tha se nëse kanë fakte konkrete, të shkojnë në gjyq.

“Ne që jemi në betejë të përditshme me Edi Ramën jemi peng të tij? Po a ka njeri në Shqipëri më të interesuar se Lulzim Basha për të qenë kryeministër dhe për të mundur Edi Ramën? Nuk besoj se ka. Kështu që këto historitë me pengje dhe pengmarrje do duhet ti bëjnë me seriozitet se po i flasin demokratëve në një moment të vështirë për ta”, tha Bardhi.

Deklarata e Gazment Bardhit

Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet, s’kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit e në funksionim e brendshëm kemi përgjegjësinë në raport me demokratët për të zbatuar rregullat e brendshme të PD.

Dua të konfirmoj për cdo demorat se në PD s’ka ardhur deri më tani që flasim asnjë kërkesë e qoftë dhe një anëtari të Kuvendit kombëtar për mbledhjen e Kuvendit.

Ajo që shqiptarët, mbështetësit e PD kanë parë gjatë dy muajve ka qenë një bllof i madh një kakofoni shifrash, një tallje me sakrificën e mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale se nuk u arrit që pas dy muajsh kontakti me demokratët të siguroheshin 1/4 e firmavë të anëtarëve të partisë që të mundësonin nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit.

Berisha ka një cështje të tij në mometin kur skadoi afati jo nuk depozitohen firmat por bëhet tallje e u thuhet se firmat i kemi madje kemi shumicën por nuk i tregojmë do i mbyllim në kasafortë.

Nëse i kanë firmat ripërsëris ti depozitojnë në protokollin e PD. Cdo institucion i partisë ka përgjegjësinë për të respektuar vullbetin e deokratëve për të ndjekur cdo procedurë që lidhet me thirrjen e rgqaneve të partisë.

Madje na u tha sot se firmat do vetëverifikohen. Me kë tallen këta? Me kë tallen apo do verifikojnë firmat e njëri-tjetrit? Kjo parti do duhet të respektohet si institucion aq më tepër kur bëhet fjalë për ish drejtues të lartë të kësaj partie. Por bllofin me demokratët këta të fundit nuk ia kanë borxh askujt.

Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time, vij nga një qytet që është bastion i PD dhe jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi, e kjo s’më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin ngushtësisht personal në pozicionin që kam do duhet të mbroj interesin e demokratëve dhe PD.

Si mbrohet? Duke tollovitur demokratët me baltë e shpifje nga mëngjesi deri në darkë ndaj udhëheqsve për hallet personale?

Hallet e demokratëve s’janë cështje e halleve dhe inateve personale. Nëse duhet të mbahet kuvendi i PD, ju lutem depozitjioni firmat sipas procedurës së parashikuar nga statuti i partisë

“Dhe ky shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të PD? Po pse ca kemi ndërmend të bjëmë ne? T’i dorëzojmë karriget Qifes? Pra kur kemi shefin e shtabit organizator të foltores dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojnë Ramën, kurse ne që i denoncojmë këto quhemi pengje të Ramës. Tallje më të madhe me demokratët se kjo s’mund të ketë”, u shpreh Bardhi.

Deklarata e Gazment Bardhit:

Kjo është të tallesh, pra bëjmë një listë shokësh noj emër na jep edhe Qifja që ta fusësh aty, se do dal edhe aty, na jep ta fusim që të mbushim sallën edhe e quajmë kuvendin e PD.

Se kështu dëgjova dje që ky grupi nismëtar te rreshti i parë do bënte verifikimin e mandateve

Dhe në rresht të parë e dinit kush ishte, ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.

E ka pasur përballë Flamur Noka në fakt nuk e kam pasur unë.

Dhe ky shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të PD?

Po pse ca kemi ndërmend të bjëmë ne? T’i dorëzojmë karriget Qifes?

E ka bërë një herë atë gabim PD në 2013 dhe janë dëshmitarë demokratët e qarkut Elbasan, i morën votat e PD i cuan te PDIU, i hoqën mandatin e 5 PD-se që t’i jepnin mandatin Qifes.

Nuk ndodh më kjo, nuk ndodh më kjo.

S’ka për të ndodhur kurrë se s’mund të tallet askush me djersën e demokratëve, e jemi në pengjet e Ramës?

Pra kur kemi shefin e shtabit organizator të foltores dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojnë Ramën, kurse ne që i denoncojmë këto quhemi pengje të Ramës. Tallje më të madhe me demokratët se kjo s’mund të ketë”.

“Jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpi”

Gazment Bardhi teksa shprehu simpatinë e tij dhe respektin për liderin historik të PD, tha se në shtëpinë e tij është rritur me fotografinë e Berishës në të.

“Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time, vij nga një qytet që është bastion i PD dhe jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi, e kjo s’më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin ngushtësisht personal në pozicionin që kam do duhet të mbroj interesin e demokratëve dhe PD.

Si mbrohet? Duke tollovitur demokratët me baltë e shpifje nga mëngjesi deri në darkë ndaj udhëheqsve për hallet personale?

Hallet e demokratëve s’janë cështje e halleve dhe inateve personale. Nëse duhet të mbahet kuvendi i PD, ju lutem depozitjioni firmat sipas procedurës së parashikuar nga statuti i partisë”, tha Bardhi në konferencën për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.