E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Genc Deromemaj zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike në Vlorë
Politikë

Genc Deromemaj zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike në Vlorë

Genc Deromemaj është kryetar i ri i Partisë Demokratike në Vlorë. 

352 votues kanë qenë pjesë e votimit të sotëm në Vlorë.

Nga 352, vetëm katër vota kanë dale të pavlefshme. Deromemaj ka marrë 12 vota më shume se sa kandidati tjetër, Gjergj Nika.

Kryetari i ri i PD Vlorë, Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015, nën logon e Partisë Demokratike.

Xhevdet Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së në  Shkodër duke mposhtur në gare Ramiz Çobajn kryetarin aktual të kësaj dege. 243 vota ka marrë fituesi ndërkohe që Ramiz Çobaj ka marrë 241 vota. 8 kanë vota dalë të pavlefshme.  Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.