E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gerd Hoxha nuk u emërua në GJKKO / Administrativja ia përcjell çështjen për interpretim Kushtetueses
Lajme

Gerd Hoxha nuk u emërua në GJKKO / Administrativja ia përcjell çështjen për interpretim Kushtetueses

Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e gjyqtarit Gerd Hoxha për pezullimin e gjykimit dhe dërgimin e çështjes për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të shprehet lidhur me kushtetutshmërinë e pikës 5, neni 6 i ligjit nr. 95/2016, për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës për kandidatët për gjyqtarë të GJKKO. Historia është e tillë: Gerd Hoxha shprehu interes për t’u emëruar në Gjykatën e Posaçme. Këshilli i Lartë Gjyqësor fillimisht e renditi në listën e kandidatëve, por Hoxha nuk mundi të emërohej pasi nuk kaloi filtrin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës pranë SPAK, me kryetar Eneid Nakucin. Në këto kushte, Hoxha vendosi t’i drejtohet Gjykatës Administrative me padi, duke kërkuar shfuqizimin e Raportit nr.167, dt.24.07.2024, të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë, pasi është marrë në kundërshtim me Kushtetutën, KEDNJ dhe ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë; heqjen e këtij raporti nga dosja personale e paditësit Gerd Hoxha, e administruar nga organi i emërtesës KLGJ, dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor dhe dërgimin e çështjes para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për t’u shprehur për antikushtetutshmërinë e pikave 5 dhe 6 të nenit 6 të nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Administrativja vendosi ta përcjellë çështjen për në Kushtetuese, ku do të bëhet interpretimi për nenin përkatës nëse është ose jo në përputhje me ligjin themeltar të shtetit. Krahas Gerd Hoxhës, edhe prokurori Ndini Tavani nuk u emërua në SPAK, për shkak se raporti për pastërtinë e figurës ishte negativ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.