E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gerd Hoxha zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës
Lajme

Gerd Hoxha zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës

Gjyqtari i dhomës penale z.Gerd Hoxha, i konfirmuar në të dyja shkallët e vetingut, është zgjedhur këtë të hënë zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës.

Gjykata më e madhe në vend, me dy dhomat e saj – civile dhe penale, do të drejtohet nga z. Hoxha, i cili zëvendëson Flamur Kapllanin, i zgjedhur në këtë post më 25 shkurt 2022.

Sipas burimeve të Publik.al, gjyqtari Hoxha u zgjodh mes katër kandidatëve, duke siguruar 27 vota nga kolegët e tij gjyqtarë.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve për një mandat tre vjeçar, duke ushtruar kompetencat e kryetarit të gjykatës.

Hoxha është edhe themelues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqatë e cila ndër betejat e fituara për magjistratët ka edhe atë të pagave për gjyqtarët.

Kush është Gerd Hoxha

Përvoja profesionale pozicione të mëparshme• 21.10.2003- aktualisht – Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

• 14.12.2015 – 12.12.2018 – Anëtar i KLD- së.

• 21.10.2002 – 21.10.2003 – Stazh profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master• 2003 – Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.• 15.07.2000 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.