E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Giuseppe Finzi është dhe Heroi im!
Publik News

Giuseppe Finzi është dhe Heroi im!

Vjollca është duke qarë në Itali!
Shoqja ime e bangës në fillore, Vjollca,ajo që shpirtin të pastër si qiell i kaltër maji e ka sot e kësaj dite edhe në Itali,ku është prej tridhjetë vjetësh martuar atje,ajo që shpërthen në lot nga hareja kur më lexon trapllëqet, ajo që shërben me devocion ne sistemin shëndetësor italian, ajo Vjollcë që atje e thërrasin Viola, këtë mëngjes është duke qarë! Dhe unë e di pse:I ka vdekur kushëriri!

Giuseppe Finzi! Vjollca edhe për një fqinj të lagjes së vjetër në Kinostudio, po të mësonte lajmin do ngashërehej!Se do i kujtonin dy vëllezërit e saj të vdekur fare të rinj,por për Giuseppen edhe unë qava, si në fëmini qaja, kur vritej heroi!Se Giuseppe Finzi,moshatari ynë,ishte vërtet një hero i kohës tonë!Ai vdiq në betejën për të shpëtuar jetë njerëzish !

E vrau Coronavirusi!Ishte mendje,profesor dhe drejtor i spitalit në Parma! Italia e gjitha qan këto ditë për gjëmën që e ka gjetur!Ajo qan për bijtë e saj!Mua më dhemb shumë dhimbja e Italisë!Më dhemb se kam 50 vjet dashurie me të,qëkur feksi në ekranin e “Phanola”-s time Raiuno!Por sot qaj dhe unë!

Qaj si fëmijët qajnë kur qan shoqja e bangës!Vjollca qan për Giuseppe Finzin dhe unë tani jo vetëm pse qan ajo! Giuseppe Finzi është dhe Heroi im!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.