Gjata sulmon qeverinë: S’kanë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar varfërinë e shqiptarëve
Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata nëpërmjet një postimi në facebook ka sulmuar qeverinë.

Gjata thotë se qeveria nuk ka sy për të parë varfërinë e shqiptarëve dhe nuk ka vesh për të dëgjuar hallet e tyre.
Sipas tij qeveria ka sy, vesh dhe duar të gjata vetëm për koncesionet dhe për hatër të tyre janë të gatshëm të gënjejnë dhe mashtrojnë pa turp.
Reagimi i Gjatës:
Nuk kane sy per te pare varferine e shqiptareve, nuk kane vesh per te degjuar hallet e tyre.
Nuk i njohin sakrificat e familjeve shqiptare per te mbijetuar, as e kane idene per vuajtjet e tyre.
Kane sy, vesh dhe duar te gjata vetem per koncensionet. Per hater te tyre jane te gatshem te genjejne dhe mashtrojne pa turp.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



