E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj: Basha mori vendimin e duhur më 9 shtator, por në mënyrën e gabuar!
Lajme

Gjekmarkaj: Basha mori vendimin e duhur më 9 shtator, por në mënyrën e gabuar!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur sot në kryesinë, të cilën kryetari Lulzim Basha e mblodhi pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha në 9 shtator mori vendimin e duhur, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por mënyra ishte e gabuar.

Deputeti ka deklaruar se demokratet sonte  janë kokulur  sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë. “Nuk e di nëse jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar ndër të tjera Gjekmarkaj.

Teksa foli edhe me nota kritike, ai shtroi disa pyetje: “Pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje? Sali Berisha ditën e pare pat 30 mbështetës! Sot mijëra”

Ndërsa për Kuvendin e 18 dhjetorit, deputeti tha: “Ne ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend ne pak dite për t’ju imponuar shoqërisë?”

“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një me te bashkuar një PD të madhe apo ënde një me të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për ketë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për te shmangur ketë drame ne te cilën është PD ! Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicën apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me një grup te vogël dhe ne na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjike.

Por di qe demokratet sonte  janë kokulur  sepse e shohin partine e tyre me të përçare se kurrë! Ndëshkimi është i lehte por se di ne është i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, në do të bëhet antiamerikane, antiperëndimore, antikombëtare, te vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot!

Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë shumë me te gjate se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtoje goditjes!

Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, te njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rruge tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi.

Duhet te pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pat 30 mbështetës! Sot mijëra, sepse ai doli bëri beteje, ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive!

Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend ne pak dite për t’ju imponuar shoqërisë?”,është shprehur deputeti i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.