E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës: Rren kur flet, rren kur hesht. Të paditurin e bezdisin gjithmonë pedagogët
Publik News

Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës: Rren kur flet, rren kur hesht. Të paditurin e bezdisin gjithmonë pedagogët

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Lezhës. Agron Gjekmarkaj ka reguar pas sulmeve që Rama lëshoi në këtë qytet ditën e sotme ndaj PD dhe kandidatëve të saj.

‘Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi në shtëpinë tonë Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bulist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar, rren kur është i mërzitur por sot tha një të vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyrë të arsimit të lartë, sa kemi mundur, me argumente e forcë sepse është një ligj totalitar, ideologjik që synon vendosjen e Universiteteve nën tutele partitë që pedagogët i do për komisarë e punëtorë propagande!

Do ja rrëzojnë në ditët e para të Qeverisë Basha, do e bëjmë siç duhet, bashkëkohore, me universitetet zë i parë, jo për t’ja dorëzuar Universitetet Partisë por Shqipërisë, studentëve dhe pedagogëve të saj, për ti ngritur ato ku i kërkon koha, në rang europian!

Të paditurin e bezdisin, pedagogët, arrogantin e trazojnë krenarët e qëndrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerëzit e lirë! Kjo e fundit do t’i ndodhë Ashikut të të gjitha veseve me 25 Prill! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet jo më të mbajë pushtetin 12 vjet! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhë dhe do të zërë nën vete siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.