Gjekmarkaj për sjelljen e Rudina Hajdarit: E kam mbështetur, por kur PD lufton për jetë a vdekje…
Madje ka lavdëruar veprimin e Bashës që e futi në listën e kandidatëve, edhe pse nuk e njhite atë personalisht. Por analisti ka shtuar më tej se Rudina Hajdari ishte e gatshme të jepte dorëheqjen për protestën e studentëve, ndërkohë që sipas tij tani që partia e themeluar nga i ati i saj po lufton për “jetë a vdekjen e demokracisë”, ajo qëndron në Parlament.
“Unë kam qenë një nga njerëzit që e kam mbështetur Rudina Hajdarin më një shkrim të veçantë, e kam ndarë nga lista e Lulzim Bashës. Nuk e njihja, por duke qenë se është e bija e Azem Hajdarit mendoja që Lulzim Basha në atë listë që e kam quajtur banale në shumicën e saj kishte bërë gjënë më të mirë që kishte futur vajzën e Azem Hajdarit.
Por nuk e kuptoj sjelljen e saj, kur ajo para dy muajsh tha se do jepte dorëheqje dhe do largohej për t’iu bashkuar studentëve, kur tani partia e saj, partia që e ka themeluar i ati lufton, po përdor një metafor, pra po lufton për jetë a vdekje për demokracinë. Për jetën ose vdekjen e demokracisë, jo të njerëzve, ajo rri në Parlament. Nga pikëpamja etike më duhet gjest jo i përshtatshëm.
Basha e ka lënë pezull, por dhe për arsye të mbiemrit që ka, pra mbiemrin Hajdari”, ka thënë Gjekmarkaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



