Gjelave u bien puplat në tapet, Zvicra fiton me penallti
Janë mbyllur pa fitues (3-3) 120 minutat e supersfidës Francë-Zvicër, teksa skuadra që kualifikua për më tej u vendos nga “ruleta ruse” e penalltive.
Sullmuesi i njohur humbi penalltinë duke çuar skudren e tij ne shtëpi.
Zvicra ka bërë befasinë duke eliminuar Francën nga Kampionati Evropian.
Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazoi rezultatin në 3 – 3, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas fituan duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
FT: FRANCË-ZVICËR 3-3
Benzema 57′, 59′, Pogba 75′ / Seferoviç 15′, 81′, Gavranoviç 90′
KOMENTI LIVE:
Mbyllen 120 minuta, tashmë është radha e penalltive!
119′ Somer fluturon duke ndalur gjuajtjen e Zhiru.
110′ Mbape humbet një rast flagrant, nga shumë pranë portës, ylli i “gjelave” ka gjuajtur jashtë kuadratit.
109′ Franca provon ta fitojë ndeshjen, Mbape gjuan rrezikshëm, topi shkon ngjitur me shtyllën.
105′ Mbyllet shtesa e parë prej 15 minutave. Rezultati nuk ndryshon!
97′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Seferoviç për Shar.
95′ Somer bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt Pavard. Vendimtare ndërhyrja e portierit zvicerian.
94′ Zëvendësim te Franca, largohet Benzema, në vendin e tij Zhiru.
91′ Starton koha shtesë.
Mbyllet koha e rregull! Ndeshja shkon në shtesa, ku do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta!
90+4′ Çmenduri! Traversa i mohon golin e katërt Komanit. Nuk iu besojnë syve francezë!
90′ GOOOOL ZVICRA 3-3/ Dramë në Bukuresh! Zvicra barazon rezultatin! Gavranoviç shtang “gjelat” dhe tund rrjetën!
85′ Gavranoviç realizon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
81′ GOOOOOOL ZVICRA 3-2/ Seferoviç realizo ndopietë dhe rihap sërish sfidën. 10 minuta të zjarrta! Zvicerianët kërkojnë të surprizojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



