E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjenden gjurmë edhe të djalit të vogël, në armën që fëmijët vranë babain Pëllumb Meta
Lajme

Gjenden gjurmë edhe të djalit të vogël, në armën që fëmijët vranë babain Pëllumb Meta

Në pistoletën e krimit, me të cilën u vra Pëllumb Meta, janë gjetur gjurmë gishtash edhe të djalit të vogël, Amarildo Meta.

Për vrasjen e 49-vjeçarit është i akuzuar direkt djali i madh Hysen Meta 25 vjeç, si personi që ka shkrepur armë. Po kështu për vrasje akuzohet edhe vajza Hygerta Meta, 19 vjeç, e cila ka qenë prezent në momentin e vrasjes.

Por me daljen e rezultateve të analizave nga laboratori i kriminalistikës, në armën e vrasjen janë gjetur gjurmë edhe të djalit të vogël Amarildo Meta, i cili për momentin akuzohet nga policia për fshehje të kufomës.

Laboratori i kriminalistikës ka dalë në konkluzionin se Amarildo Meta ka gjurmë gishtash në pistoletën me të cilën u vra babai i tij. Kjo do të thotë që Amarildo e ka prekur armën, por nuk është e qartë nëse ka bërë shkrepje ose jo.

Për grupin hetimor të Durrësit, autor kryesor i vrasjes vazhdon të mbetet djali i madh Hysen Meta.

Pas vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, pistoleta e krimit u hodh në një zonë moçalore, por u gjet nga grupi hetimor dhe u dërgua për ekspertizë.

Ndërkohë, të tre fëmijët dhe gruaja e viktimës u dërguan në një poligon qitje në Durrës dhe rezulton se të katërt dinë të përdorin armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.