E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet dy javë pas mbytjes trupi i 20-vjeçarit në lumin Erzen
Lajme

Gjendet dy javë pas mbytjes trupi i 20-vjeçarit në lumin Erzen

Ra nga gryka e kanionit.

 

Polumbarët e Reneas kanë gjetur sot në lumin Erzen dhe kanë nxjerrë trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.Seferi, i cili dy jave me pare ra nga gryka e kanionit dhe u zhduk ne ujerat e lumit.

pellumbasNë nje njoftim per mediat, policia e shtetit ben me dije se: Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.

 

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.

pe-4

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.