Gjendet i vdekur një person, e njohu i afërmi i tij. Dalin të dhënat e para
“BalkanWeb” raporton se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.
Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.
Siç raporton gazetarja Kodra, 52-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



