GJENDET NJË PERSON I SHKRUMBUAR NË MAKINË NË GREQI, DYSHOHET ISH-ZYRTAR
Një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës, në Greqi.
Sipas mediave greke makina tip ‘Peugeot’ dyshohet se është në pronësi të një 60-vjeçari nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.
Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse pronari i makinës eshte i njëjti person me atë që që u gjet i djegur.
Pritet që të identifikohet kufoma ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



