E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lulzim Cakës
Lajme

Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lulzim Cakës

Një tjetër sasi kokaine është zbuluar nga policia greke në afërsi të vilës ku më 9 shtator u arrestua Lulzim Caka, në kuadër të operacionit kundër një organizate kriminale të dyshuar për trafikun e drogës.

Kontrollet u kryen nga një ekip i DEOS në depo dhe ndërtesa në ndërtim. Në një banesë pranë vilës, në pronësi të të njëjtit person që ia kishte dhënë me qira grupit kriminal, u gjetën të fshehura 26.8 kilogramë kokainë, si dhe një thikë 21 centimetra dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

Kokaina ishte e paketuar në pllaka dhe e përgatitur për shitje. Sasia kishte shenja dalluese, të njëjta me ato të gjetura në presat e sekuestruara gjatë operacionit të 9 shtatorit.

Pikërisht ky element është konsideruar nga hetuesit e DEOS si një tregues që sasia e re e drogës mund të jetë e lidhur me të njëjtin grup kriminal.

Nga hetimi dyshohet se kokaina ishte pjesë e një importi të mëparshëm nga Kolumbia. Autoritetet greke dyshojnë gjithashtu se transporti është kryer duke përdorur të njëjtën skemë si në rastin e parë, me fshehjen e lëndës narkotike brenda buqetave dhe luleve.

Droga ishte fshehur në hapësira nëntokësore

Hetuesit janë përqendruar edhe te mënyra se si ishte fshehur droga. Në një ndërtesë në ndërtim dhe në një pjesë të pambuluar të truallit u zbuluan struktura të fshehta nëntokësore.

Mes tyre ishte një rezervuar i madh uji nën tokë, si dhe një hapësirë e ngjashme me një “gropë”, ku ishin vendosur me kujdes sendet e sekuestruara.

Zbulimi i 26.8 kilogramëve të tjera kokainë pritet t’u japë hetuesve të dhëna të reja mbi mënyrën e funksionimit dhe përmasat e rrjetit kriminal të goditur më 9 shtator.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.