Një person është gjetur i pajetë pak minuta më parë në Fier.
Dyshohet se trupi që është gjetur i pajetë të jetë autori Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme vrau bashkëshoreten e tij Irvana Medinaj, 28 vjeç
Çifti kishin 9 vjet të martuar, ndërsa familjarët e tyre, në dëshmitë e dhëna në Polici pas krimit, kanë hedhur poshtë mundësinë që i riu të vuante nga probleme mendore.
Të pyetur nga mediat a kishte ndonjë shetësim i riu, familjarët deklaruan sot:
“Jo jo jo, ata ishin familje e mirë, të rregullt, nuk flasim dot për atë punë, se çfarë ndodhi ata e dinë vet, e di djali, as prindërit e tij nuk e dinë. Se ata kishin ca bagëti, pulari punonin të dy cunat që kishte ai. Vajza më e urtë, di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e morëm vesh në mënyra private dhe nga televizionet, për femijet këto gjëra do shikohen më pas”.



