Gjendja shëndetësore e avokatit që u dhunua është e rëndë
Doktor Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua një ditë më parë nga disa persona në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Ai shprehet se Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka dëmtime në tru.
“Ndodhet në gjendje të rëndë. Duhet të presim dhe 72 orë për të parë reagimin e avokatit. Ka dëmtime të mëdha në kokë, por parametrat jetësorë i ka stabël. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgu. Përveç dëmtimeve kockore, ai ka edhe dëmtime në tru”, është shprehur Bushi.
Avokati njëkohësisht pedagog i Fakultetit të Drejtësisë u dhunua nga Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.
Ndërkohë Dritan Nano, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i ngjarjes, ka mohuar një gjë të tillë para hetuesve.
Deri më tani është vetëdorëzuar në polici vetëm Dorian Alia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



