E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjeologu holandez parashikon një tërmet nesër me magnitudë 6 ballë
Lajme

Gjeologu holandez parashikon një tërmet nesër me magnitudë 6 ballë

Një studiues nga Holanda parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Studiuesi holandez i quajtur Frank Hoogerbeets nga Solar System Geometry Survey (SSGEOS) lëshoi një paralajmërim në Twitter tre ditë më parë se një tërmet masiv do të tronditë Turqinë. Agjencia për të cilën punon Hoogerbeets, Solar System Geometry Survey është një institut kërkimor që monitoron gjeometrinë e trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikimi i tij u bë realitet mëngjesin e 6 shkurtit, kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 1,700 njerëzve.

Gjeologu holandez dhe studiuesi i tërmeteve Frank Hoogerbeets ishte ai që parashikoi në mënyrë saktë por edhe të frikshme tërmetin e fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit.

Gjeologu tre ditë para katastrofës parashikoi tërmetin me të gjitha detajet e tij, duke përfshirë magnitudën e tërmetit dhe vendet që do të preken.

Pas këtij parashikimi që rezultoi i saktë, gjeologu ka shpërndarë edhe një parashikim tjetër. Në postimin në Twitter, thuhet se një aktivitet i fortë sizmik mund të ndodhë në ditët në vijim.

Sipas këtij parashikimi rreth datës 8 shkurt, ekziston mundësia e një tërmeti me magnitudë 6 ballë, por vendndodhja nuk dihet.

Më tej thuhet se pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart magnitudës 5 dhe 6 ballë.

Postimi:

PARASHIKIMI: Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6.Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe.

Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.