Gjergji: Mazhoranca miratoi 50 mln euro koncesione në shëndetësi, rrëzoi amendamentin për 3 mijë gra me kancer që do të enden rrugëve
Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Zheni Gjergji denoncoi nga jashtë Parlamentin hedhjen poshtë të amendamentit të saj për ndihmë buxhetore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
“Mazhoranca miratoi buxhetin dhe u dha koncesioneve të shëndetësisë 50 milionë euro dhe në amendamentin tim kërkova 6 milionë euro për 3 mijë gra që përballen me kancerin e gjirit. N75 vota kundër të mazhorancës hodhën poshtë amendamentin. 3 mijë gra do të enden rrugëve.
Kjo është qeveria Rama. Mazhoranca miraton me forcën e kartonit fondet miliona euro për koncesionet.
Mohimi i koncesioneve hetimore në shëndetësi, vazhdon të jetë mohimi i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të kërkuar llogari qeverisë Rama. Ndaj mos prisni asgjë. Do të vazhdojmë të jemi ende në varfëri të plotë”, tha Gjergji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



