E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania mbyll platformën e rrjetit të zi që përdorej për shitjen e drogës
Lajme

Gjermania mbyll platformën e rrjetit të zi që përdorej për shitjen e drogës

Hetuesit gjermanë thanë se kanë mbyllur një treg të rrjetit të zi në gjuhën ruse që ishte i specializuar në tregtimin e drogës.

Prokurorët në Frankfurt e përshkruan platformën “Hydra Market” si tregu më i madh i paligjshëm në botë.

Ata thanë se zbuluan infrastrukturën e serverëve të saj në Gjermani, si dhe kriptovalutat bitcoin me vlerë 23 milionë euro.

Operacioni ishte rezultat i hetimeve ndërkombëtare që nga gushti 2021, thanë prokurorët.

“Hydra Market” — aktiv që nga të paktën 2015 — përdorej për të shitur droga të paligjshme, dokumente të falsifikuara, të dhëna të përgjuara dhe “shërbime dixhitale”.

Shitjet e tij thuhet se ishin të paktën 1.23 miliardë euro në vitin 2020, duke e bërë atë “tregun ilegal me qarkullimin më të lartë në botë”, sipas prokurorëve.

Autoritetet gjermane thanë se platforma kishte rreth 17 milionë llogari klientësh të regjistruar dhe më shumë se 19,000 shitës të regjistruar.

Në vitin 2021, zyrtarët mbyllën platformën “DarkMarket” që ishte përdorur për të blerë ose shitur drogë dhe armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.