Gjiknuri: Për vendoret nuk ka mungesa, në parlamentaret e ardhshme duhen disa ndërhyrje!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri foli në konferencën për gazetarët për ndërhyrjet në kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai deklaroi se procesi është vonuar për shkak se opozita nuk ka sjellë emrat e komisionit për shkak të problemeve të saj të brendshme.
Megjithatë Gjiknuri theksoi se për zgjedhjet lokale kodi zgjedhor nuk ka mungesa dhe kjo sipas tij u vu re edhe në zgjedhjet e 6 Marsit. Sa i takon parlamentareve të ardhshme, Gjiknuri shtoi se duhen disa ndërhyrje në kod, duke cekur votën e emigrantëve.
“Objektivi i Komisionit Hetimor është i përcaktuar qartë. Deri tani nuk e kemi filluar këtë proces për shkak se opozita nuk ka përcaktuar emrat e saj për shkak të kaosit politik ku është përfshirë. E mira është që ky proces të fillojë. Nuk ka emergjenca apo nxitim sepse kodi zgjedhor është i plotë. Nuk ka asnjë vërejtje që pengon propesin zgjedhor. Në këtë pikëpamje nuk ka emergjencë.
Për zgjedhjet e përgjithshme do duhen disa ndërhyrje në kod. Vota e emigrantëve është sanksionuar në kod por do një lloj dakordësie. Nëse gjatë negociatave dalin çështje të tjera kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi ai.
Duke u ndalur te zgjedhja e presidentit, Gjiknuri u shpreh se PS është e hapur për çdo propozim nëse do hidhen në tryezë emra që nuk kanë interesa politikë të momentit dhe mund të qëndrojnë mbi palët.
“Në momentin kur PS bën thirrje për t’u ulur në tavolinë thirrja është e sinqertë. Kemi një kalendar dhe dakordësinë për t’u ulur dhe për bërë profilin pse jo për të dëgjuar edhe ndonjë emër nga ata. Mendoj që veprimet e PS kanë qenë në funksion të sinqeritetit. Në momentin kur diskutojmë për profil mund të jetë një emër që mund të ketë pëlqyeshmërinë e të dyja palëve. Nuk paragjykojmë as emra nga opozita dhe as emra nga maxhoranca.
Kam qenë pjesë e negociatave dhe kur ulesh në një negociatë ulesh pa paragjykime. Duam të gjejmë një njeri pa interesa të çastit politik. Ilir Meta u zgjodh sepse ishte pjesë e maxhorancës në atë kohë por punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar. Gjetja e një profili mbi palët, të hapur për dialog dhe të respektosh kushtetutën, në momentet kur zhvishesh nga interesat. Ka njerëz që kanë qenë në politikë por e kanë mbyllur karrierën e tyre në politikë. Në këtë pikëpamje emri është një gjë që do të dalë për profilin më të mirë të mundshëm të presidentit që meritojnë shqiptarët”, tha ai.
Gjiknuri, foli këtë të premte në lidhje procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Gjiknuri u shpreh se kreu i ri i shtetit nuk do të jetë një emër që do të vi nga propozimet e opinionit publik, pasi kemi të bëjmë me një proces politik. Ai shtoi se fillimisht duhet të bihet dakord në lidhje me identikitin dhe më vonë të kalohet te emrat.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, president ii ri duhet të jetë një person me integritet të lartë dhe që nuk ka ambicie politike.
“Nuk e kam të saktë e numrin por e di që ka shumë propozime. Por ky nuk është një proces që kë do opinion publik se ndryshe do kishim një sistem që presidenti zgjidhej nga populli.
Por emra ka nga të gjitha profilet, qoftë nga politika, academia d iplomacia dhe shumë e shumë të tjerë.
Procesi nuk do të ishte serioz nëse ne do të thoshim këto janë dëshira nga njerëzit dhe ky do të jetë presideni që ne dëshirojmë.
Kur themi ulemi në negociata me palët në parlamet, duhet që profili të përcaktohet nga palët dhe më pas të kalohet nga emrat. Duhet të jetë një njeri që nuk ka ato ambicitet e shfaqura politike, të jetë një njeri që ka integritet shoqëror, që ka reputacion në shoqëri.
Dhe këtu pastaj ka një grup emrash që ne i shkurtojmë në një short listë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



