E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiknuri thirrje banorëve të Astirit: S’ka shembje pa dalë procesi i shpronësimit, është stisje politike…
Politikë

Gjiknuri thirrje banorëve të Astirit: S’ka shembje pa dalë procesi i shpronësimit, është stisje politike…

Ministri i Damian Gjiknuri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, është shprehur se nuk duhet të ketë panik tek banorët e zonës së Astirit në Tiranë, për shembjen e banesave, sepse kjo nuk do të ndodhë pa dalë më parë procesi i shpronësimit.

Ai tha se e gjithë kjo është një stisje politike, dhe se pastrimi i zonës do të dalë vetëm pasi të vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin e atyre që janë të pajisur me dokumentacione, si dhe ata të cilët nuk disponojnë dokumentacion, do t’u sigurohet tre vjet qira.

“Gjithçka është e stisur politikisht. Nuk ka filluar asnjë procedurë njoftimi qoftë për ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie.

 

Nuk ka një proces prishje pa dalë një proces për shpronësimin e tyre. Së pari do dalë vendimi i këshillit të Ministrave dhe vetëm pas VKM do filloj procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje.

Së dyti, ata që janë pa dokumentacion, do të trajtohen me tre vjet qira.

U bëj thirrje banorëve të më mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë”, u shpreh Gjiknuri.

Sot do të shpallet e lista e inxhinierëve që do të merren dhe vlerësimin për shpronësim të banesave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.