E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër/ Bariu humbi jetën nga aksidenti, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve
Lajme

Gjirokastër/ Bariu humbi jetën nga aksidenti, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve

Dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident të ndodhur në  aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, një ditë më parë, kanë rënë në prangat e policisë.

Të arrestuarit  janë 47 vjeçari me inicialet D. S., , banues në Poloni dhe 39 vjeçari me inicialet, T. G., banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.