E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë, por i shpëton nga burgu
Lajme

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë, por i shpëton nga burgu

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të përfshirë në një çështje tenderimesh me vlerë rreth 1 milion euro. Megjithatë, ndonëse fillimisht u dënuan me burg, dënimet janë konvertuar në masa alternative, si shërbim prove dhe punë në interes publik.

Procesi gjyqësor, i zhvilluar me procedurë të shkurtuar, u përmbyll brenda pak seancash, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në prill të vitit 2026. Ndërkohë, paralelisht vijojnë hetimet edhe për kryebashkiakun Fredi Kokoneshi, i cili përmendet në të njëjtën çështje.

Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera. Të dënuarit janë: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.

Të gjashtë u shpallën fajtorë për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, të cilat dyshohet se janë manipuluar në kundërshtim me ligjin.

Gjykata vendosi për secilin prej tyre dënimin fillestar me 1 vit burg, i cili u reduktua në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, për shumicën e të pandehurve u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg dhe zëvendësimi i tij me 120 orë punë në interes publik, që duhet të kryhen brenda një periudhe 6-mujore, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Në rastin e Fatos Veliut, Elbareta Nishicës dhe Vojsava Leçinit, gjykata aplikoi masën e vënies në provë për 16 muaj, duke i detyruar të mos kryejnë vepra të tjera penale gjatë kësaj periudhe. Për këta tre persona është vendosur gjithashtu ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Shërbimi i Provës do të përcaktojë natyrën e punës komunitare, vendin dhe orarin e kryerjes së saj, duke marrë parasysh angazhimet personale dhe familjare të të dënuarve.

Të gjitha shpenzimet procedurale janë ngarkuar në mënyrë solidare ndaj të pandehurve. Ndërkohë, vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga njoftimi zyrtar.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.”.

Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, me vendimin nr. 62, datë 28.07.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan F. Spaho, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dorjan F. Spaho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhen ë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Dorjan F. Spaho, duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.

Urdhërohet i pandehuri Dorjan F. Spaho, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sara F. Xhepa, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sara F. Xhepa, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurës Sara F. Xhepa duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.

Urdhërohet e pandehura Sara F. Xhepa, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 12. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurës apo detyrimet e saj familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roklejd Y. Malko, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Roklejd Y. Malko, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Roklejd Y. Malko duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.

Urdhërohet i pandehuri Roklejd Y. Malko të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.

Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos H. Veliu, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatos Hekuran Veliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Fatos H. Veliu, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fatos H. Veliu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr.23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.