E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO: Ekziston rreziku që Balluku të përsërisë të njëjtin krim
Flash

GJKKO: Ekziston rreziku që Balluku të përsërisë të njëjtin krim

duke paracaktuar tenderat për klientët

Janë zbardhur argumentat e gjykatës së Posaçme që vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje, pezullimin nga detyra dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Në caktimin e masës, gjykata ve në dukje një kriter domethënës se zyrtarja e lartë ka rrezik potencial për të kryer të njëjtën vepër penale siç është shkelja e pabarazisë në tendera, për të cilat ajo aktualisht është marë e pandehur në dy raste.

Për të parandaluar këtë veprimtari të paligjshme, është e nevojshme që e pandehura Belinda Balluku, të pezullohet nga detyra, në mënyrë që mos ketë akses në ushtrimin e detyrës, pasi ka potencial dhe indicie që të përsërisë të njëjtin fakt penal në tendera të tjerë.

Gjykata ndër të tjera thotë se duke u ndalur te pezullimi, GJKKO arsyeton se:

“…ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë. Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal…”.

Ndër të tjera gjykata shprehet se për shkak të dy funksioneve publike që mban zonja Balluku, ajo mund të ndikojë në prishjen e provave dhe intimidimi i dëshmitarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.