E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO rrëzon kërkesën për sekuestron e pasurive të Ervis Martinajt
Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën për sekuestron e pasurive të Ervis Martinajt

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, të cilët kërkonin heqjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e tyre.

Sipas përfaqësuesve ligjorë, kërkesa ishte depozituar prej rreth dy vitesh, ndërkohë që ligji parashikon që shqyrtimi i saj të kryhet brenda një afati njëvjeçar. Megjithatë, pas tërheqjes për vendim, gjyqtari Erion Bani vendosi rrëzimin e kërkesës.

Në arsyetimin e tij, gjyqtari theksoi se kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë nuk mbështetet në ligj apo prova konkrete. Ai sqaroi se prokuroria ka të drejtë të vijojë hetimet për një periudhë dyvjeçare nga momenti i vendosjes së sekuestros, ndërsa në këtë rast janë bërë disa kërkesa për zgjatje, të cilat janë miratuar deri në dhjetor 2025.

Sipas tij, masa e sekuestros shuhet vetëm në rast se, në përfundim të afatit të zgjatur, prokuroria nuk paraqet kërkesë për konfiskim. Por në këtë çështje, gjykata vlerësoi se kërkesa për konfiskim është depozituar brenda afateve ligjore, çka përjashton mundësinë e heqjes së sekuestros.

Kjo do të thotë se pasuritë e lidhura me Martinajn do të vijojnë të qëndrojnë të bllokuara, ndërsa procesi hetimor dhe gjyqësor vazhdon.

Ndërkohë, në seancat e ardhshme, me kërkesë të SPAK, pritet të thirren si dëshmitarë disa persona që rezultojnë të lidhur me këto pasuri, mes tyre edhe babai i tij, Mustafa Martinaj.

Kujtojmë se në vitin 2023, me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar plot 34 pasuri që lidhen me Martinajn, familjarët dhe persona të afërt me të, duke përfshirë kompani, prona të paluajtshme, automjete dhe llogari bankare.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

  1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”
  6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
  7. Subjekti “Drenica Martinaj”
  8. Subjekti “V.K”
  9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
  12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
  13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
  14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
  15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
  16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
  17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
  18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
  19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
  21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
  22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
  23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
  24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  25. Arë me sip.1 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  27. Arë me sip. 2 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
  32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
  33. Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj
  34. Llogari kursimi për fëmijë
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.