E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobat e këmbësorëve pas orës 18:00, Rama shpjegon përballimin e koronavirusit nga sistemi shëndetsor
Publik News

Gjobat e këmbësorëve pas orës 18:00, Rama shpjegon përballimin e koronavirusit nga sistemi shëndetsor

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përballimi i koronavirusit nga sistemi shëndetsor lidhet me msat që do të marrin qytetarët.

Në një lidhje për News 24, ai ka virusi do të përhapet me shpejtësi, por populli duhet vendos për avancimin e tij.

Rama ka marrë edhe shembuj të ndryshëm, ku ndër të tjera Lombardia që ka një nga sistemet më të mira shëndetësore në Europëdhe në fund është gjetur në vështirësi.

‘Çdo sitem shëndetësor sot në botë duke përfshirë ata  në të gjithë globi si Itali, Zvicra askush nuk ka mundësinë të vendos nëse do tia dal ndaj sëmundjes. Për sëmundjen ka vendosur populli, i cili duhet të vendos përmes masave ta bëj avancimin e përhapjes së virusit më ngadalë. Kjo është arsyeja pse merren masat. Virusi do përhapet, po me shpejtësi ose jo, këtu qendron. Nëse do të duhen shtretër, që lidhet me momentin e fundit mes jetës dhe vdekjes. Që të mos mbërrijmë këtu, njerëzit duke i dhënë mundësi sistemit të ketë mundësi për të gjithë.

Ndryshe do të katandisemi si një ndër sistemet më të mira në Europë, Lombardisë që i duhet të zgjidhnin mes një të riu dhe të moshuari për t’i vendosur tubat’, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen e vendimit drastik si masë kundër përhapjes së koronavirusit për të gjobitur të gjithë këmbësorët që lëvizin në këmbë pas orës 18:00.

Ndërsa tha se ky vendim është marrë për të shmangur kontaktin e nejrëzve .Rama theksoi se nuk janë ndaluar të dalin pas orës 6 të pasdites ata që kanë nevoja jetike si blerja e ilaçeve apo ushqimeve. Më tej kryeministri tha se masat e marra në vendin tonë janë pak a shumë i njëjti regjim që ndoqi dhe Kina me ndonjë përjashtim.

Pyetja: Pse gjykuat të nevojsh të ndaloni këmbësorët pas orës 18:00?

Rama: Është shumë e rëndësishme të mos harrojmë se virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve. Por përhapet nga kontaktet dhe për këtë arsye edhe ekpertët u këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për tu shpjeguar njerëzve që nëse dalin në këmbë, nuk jeni donmosdoshmërisht të mbrojtur nëse nuk ruajmë distancat dhe nëse nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar.

Nga ana tjetër do të ishte ideale të pengohen dalja e këmbësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazarin. Dhe këtu as në Kinë ku është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjtin regjim që ne  kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim. Nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë ato gjëra jetike si blerja e ushqimeve ilacceve apo mjete ve të dosmosdoshme.

Është fare e thjeshtë për të kuptuar se ku është qeveria dhe asnjë qeveri në botë që mund të kufizojë lëvizjen e qytetarëve. Por gjithsecili duhet të bëjë të vetëm ccdo qytetar ka segmentin e vetë.

Ju them të gjithëve të shmangin cdo dalje që nuk është bazike nuk është e domosodoshme. Nuk është koha ëpr të marrë diell duke lëvizur në rrugë. Është koha për të kufizuar maksimalisht edhe lëvizjen në këmbë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.