Gjuha fyese e Ramës në Kuvend/ Berisha- Nikollës: “Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e tij?
Vepron me dy standarde”. Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë ndaj deputetit Agron Shehaj, që nga opozita është quajtur fyerje. Albana Vokshi madje ka kërkuar edhe përjashtimin e tij nga seanca.
Berisha: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës? Nëse kryetare Parlamentin duhet të ruash rregulloren e njejtë për deputetët. Kur nuk ekziston e drejta replikë pas replikës duhet të njejtë e njëjta gjë. Vepron me dy standarde dhe prish klimën në Parlament se për Ramën nuk njeh rregullore e ligj.
100 herë po ja dhe të drejtën në çdo variant ai vetëm hajdut del dhe do jua vërtetoj.
Vokshi: Merrni përgjegjësinë që ju takon, një herë bëheni zëdhënëse e ramëëm një herë e grupeve parlamentare. kërkoj të përjashtohet Edi Rama. Keni përjashtuar sot një deputet të opozitës sepse kërkoi fjalën. Rama e bën pis sallën sa herë që vjen, i dhunës ndaj opozitës, në familje, në rrugë. Sa herë që ai të ofendojë ju duhet ta përjashtoni, Nuk mund të ofendojë e të ushtrojë dhunë ndaj opozitës. nuk mund të jetë siç ka qenë. Do jetë ndryshe në çdo seancë.
Berisha akuza Ramës: Personi kryesor në aferën e tmerrshme të inceneratorëve. Flitet për holandezë dhe italianë por pronari është…
Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi kreun e qeverisë Edi Rama një ordiner të përfshirë në një aferë të tmerrshme duke iu referuar inceneratorëve.
Berisha u shpreh se Edi Rama është personi kryesor në këtë skemë ndërsa nënvizoi se Lefter Koka nuk kishte fond për firmosur një kontratë të tillë.
“Ju dëgjuat të përdorë gjuhë ordineri një njeri i cili argument të vetëm që përdor pse nuk vjedh është gjatësia truprore. Në aferën 420 milionëshe, njeri i parë, kryesor i asaj afere të tmerrshme ka emrin Edi Rama dhe pse të dashur qytetarë? Jua thotë këtë një ish kryeministër. Nëse do të funksionojë në interesin tuaj më të mirë e ka të thjeshtë.
Zbaton ligjin. Nuk bën asgjë tjetër. Çfarë ka bërë zoti Rama në aferën e inceneratorëve. Jua them unë. Pasi ministri i mjedisit i ka dërguar shkresë agjencisë së prokurimeve publike për të kërkuar mendim dhe autorizim për të përdorur formë dhe negociatë të mbyllur. Drejtori Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë se kjo formë nuk ekziston në ligj. I dërgohet shkresa e dytë po në nëntor. Ai kthen të njëjtën përgjigje. Kjo praktikë nuk ekziston në ligjin shqiptar ka vetëm tre forma. Këtë shkresë ia dërgon Agaçios që ka në kontroll departamentin juridik për ligjshmërinë e kateve të qeverisë. Edi Rama pavarësisht nga ky vendim i agjencisë së prokurimeve firmos me negociatë të mbyllur.
Një kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nëse nuk ishte kompania e tij. Pse është Edi Rama kryesor? Lefter Koka nuk kishte një qindarkë në buxhetin e ministrisë. Buxheti votohet këtu. Në buxhet ka një fond, fond ii emergjencës së këshillit të ministrave. Nuk ka njeri në botë që mund ta prekë përveç kryeministrit dhe ministrit të financave. Këtu flitet për holandezë e italianë. Ata janë emra të vërtetë por pronar i sipërmarrjes është Edi Rama i pari. U morën paratë e rezervës së këshillit të ministrave dhe u përdorën për t’u vjedhur për inceneratorët”, deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



