“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, Balla i përgjigjet Berishës: Ti Sali…
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Parlamentit i është drejtuar Sali Berishës, duke i kujtuar se ishte ai” që furnizonte makinerinë ushtarake të Serbisë me naftë”.
“E filloi të energjia dhe pastaj shkoi te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nganjëherë gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza, por një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisht energjetike të Kosovës, duke bllokuar linjën e transmisionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Projektin e rëndësishëm të KFË, ti e bllokove dhe në 2013 e zhbllokuam ne, dhe sot flet. Historia jote nuk fillon e mbaron aty, sa herë Kosova ka qenë në moment të rëndësishëm historik ke qenë ti sabotues, kur Rugova bënte rezistencë ti e furnizove Milloshevicin me naftë, kur serbët kryenin gjenocide në Bosnjë ti furnizoje me tuba mes liqenit të Shkodrës makinerinë ushtarake.
Kur të gjithë klasa politike shqiptare edhe me Ilir Metën mbështeste Marrëveshjen e Rambujesë, ti ishte i vetmi kundër, e të gjithë e dinë se teksa u çliruar Kosova vetëm Berishës nuk i lejohej të shkonte në Kosovë, apo jo Sali?!”, u shpreh Balla.
Më herët ish-kryeministri Berisha tha se “dënon me ashpërinë më të madhe, kërcënim për sigurinë kombëtare të shqiptarëve”, duke shtuar se “Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet si dy shtet të pavarura, që shohin të ardhmen evropianë dhe jo mbi bazën e argatëve që nuk kanë atdhe, ideale, që janë skllevër të dosjeve, ata janë armiq të shqiptarëve, paqes e stabiliteti në rajon”.
Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:
Po flas për diçka Flamur që ti nuk e kupton.
U shprehe këtu që ministri gjerman Roth paska thënë pas takimit ato broçkulla që the ti, po të paktën ne që ishim në takim me të, të lutem, mos i cito gabim, që pozicioni zyrtar i Shqipërisë, e së fundmi edhe Meta është në këtë pozicion, nga sa është bërë publike në mëngjesin e Lutjeve në SHBA, është shumë i thjeshtë, Shqipëria ashtu si SHBA, BE dhe Gjermania e mbështesin dialogun mes shtetit të pavarur e sovran të Kosovës me Serbinë.
Zoti Basha, që thatë nuk çelen negociatat, ti ke takuar para dy ditësh një prej këshilltarëve të CDU, ndërkohë që ne sapo takuam pardje figurën historike të kristian-demokratëve gjermanë, sot presidenti i Bundestagut, që e falënderoj, për një pozicion shumë të qartë për mbështetjen e hapjes së negociatave. Megjithëqë përpjekjet tuaja antishqiptare në Bundestag ka një shumicë bindëse për hapjen e negociatave. Madje, edhe grupet në opozitë, si liberalët, apo të gjelbërit dhe e majta, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërisë se e shohin këtë proces si një proces që duhet të vazhdojë.
Kontributi juaj i vetëm meqë citove Roth, ju keni marrë mesazh shumë të qartë ku je Lulëzim, duhet ët vish të votosh reformën zgjedhore, qe e kemi bërë me asistencë të vyer të dy fondacioneve, që financuar dhe angazhuan ekspertë, nga radhët tuaja, dy ish ministra drejtësisë , njëri ish zv. kryeministër
Sakaq, pas fjalës së Ballës ka replikuar menjëherë is-kryeminstri Berisha.
“Parafolësi është një nga faktorët kryesorë për bllokimin në hapjen e negociatave me udhëtimet që ka bërë me Edmond Begon.
Sqaroj shqiptarët, se lidhja energjitike prej 2 vitesh mbahet peng nga Vuçiç miku i shtrenjtë i Ramës por në këtë parlamentar akuzohet njeriu që la të gatshëm, edhe fillimin e punimeve, Sali Berisha.
Për Bosnjën, ajo ka marrë gjyle dhe barut kundër serbëve. Përsa i takon tezave të argatëve edhe njëherë them, loja që bën Rama për karrigen përbën kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe është lojë në favor të Serbisë së madhe, dhe lexoj intervistën e fundit të Vuçiç, para tre ditësh; duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë, a e dinë ata se ata serbë duan të hanë ushqimin tonë se ushqimi i shqiptarëve është i helmuar”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



