E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjuzi nuk kursen kryeprokuroren: Të bëje kujdes me veshjen mavi, po mirë pse Bedri Spahiu jeni ju?
Politikë

Gjuzi nuk kursen kryeprokuroren: Të bëje kujdes me veshjen mavi, po mirë pse Bedri Spahiu jeni ju?

Kujtim Gjuzi sërish pa doreza në foltoren e Kuvendit, nuk ka kursyer prokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku, që teksa ka raportuar sot në Kuvend u shfaq me një veshje me ngjyrat e Rilindjes.

kujtim-gjuzi

 

“A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë c’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje”- tha ai.

Më tej, nuk i ka kursyer pyetjen për arrestimet e ish deputetëve të PD dhe të opozitës.

“Ajo vjen këtu dhe ne kemi të arrestuar ish deputetë, unë i bëj pyetjen, por mirë Bedri Spahiu doni të bëni ju? Ju vini nga shtresa e të përndjekurve politikë, si ka mundësi që të tentoni të arrestoni opozitën që zgjodhi të dilte dhe të protestonte në rrugë”- tha Gjuzi, duke i kërkuar përgjigje edhe për përgjimet e publikuara së fundi nga BILD.

“Na thuaj ca bëhet me këta deputet që përgjohen ne fjalor rruge, nuk kanë vend këtu, nuk mendon se janë këshu, edhe ndonjëherë acarohet kryeministri, nuk e thotë, mësoni nga ato që përdor ai, mos përdorni fjalë që.. se nuk ma zë goja tani, janë turpe, skandale, dorëhiquni ju që thatë fjalët e pista atje, se qelia do jetë për presidentë që janë vjedhur thesaret, qelitë janë të ftohta gjatë dimrit, janë të nxehta gjatë verës, i pashë edhe vetë, i them kryeprokurores i ke parë me kujdes ato që kanë bërë prokurorët e tu të korruptuar, që kanë nga 3-4 vila e pabe”- tha ai.

Një mesazh në fund e kishte edhe për ish kryeministrin Berisha. ‘Për të vënë zjarr e flakë e ka thënë diktatori, e mbajnë në xhep edhe granatën, molotovin , madje ka pas këtu që kanë hyrë edhe me molotov. I them doktor Berishës, ti nuk je për zjarr, mos na konsidero të gjithë pacientë e kupton ti, prandaj qetësi, edhe nesër protestë edhe unë do të jem, por me qetësi pa molotov, c’na duhet molotovi ne, jemi me NATO”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.