Gjykata Administrative pranoi sot padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “duty free” në Rinas
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka reaguar duke shprehur keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, që i dha të drejtë gruas së Gjin Gjonit për të kontrolluar dyqanet në Rinas.
Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “duty free” në Rinas.
Me vendimin e sotëm Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vite të tjera të Duty Free në Rinas nga ADFD.
Postimi i ministres Denaj
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Cështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në cështjen në fjale, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend. Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj” deklaron ministrja e Financave në ‘Facebook’.
Ndërkohë e zhgënjyer është shprehur edhe ambasada amerikane në Tiranë për rastin në fjalë, ku përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan se po pengohen investimet e huaja në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



