Gjykata dënon me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes në qytetin e Elbasanit. Po me kaq vite burg u dënua edhe miku i tij, Adriano Hajdari.
Po kush është Sokol Sanxhaktari, ‘i paprekshmi’ i Elbasanit? Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini ka mbi supe një histori të gjatë kriminale.
Ai dyshohet se është i përfshirë në grupin e bandës së Suel Çelës, një emër edhe ky jo pak i njohur për profilin e tij kriminal. Suel Çela akuzohet si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.
Sokol Sanxhaktari është vënë disa herë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, por që gjithmonë ‘ia ka hedhur paq’, duke fituar lirinë shumë shpejt, qoftë edhe pas dënimeve që i janë dhënë nga gjyqtarët.
Sanxhaktari njihet si ‘i paprekshëm’ në profilin e tij kriminal, duke pasur parasysh faktin se në shumë raste ishin viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit.
Dënimet ndër vite për Sokol Sanxhaktarin:
1.Më 9 qershor 2008, Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishjes së rendit dhe sigurisë publike”.
2.Më 1 korrik 2008, Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e rrethit Elbasan me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Së bashku me të u dënua dhe shoku i tij, Altin Mehja.
3.Më 29 qershor 2010 Sanxhaktari është dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje të lehtë në dëm të shtetasit Ervis Daka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



