Gjykata e Apelit vendos shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj.
“Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi: Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon: Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024”, njofton gjykata e Apelit”, njofton gjykata e Apelit.
Bëhet fjalë për kompaninë e tij “B.M” SHPK, 97 automjete në pronësi të kësaj shoqërie, të gjitha llogaritë e tij bankare në të gjithë bankat e nivelit të dytë në emër të Gjolajt, bashkëshortes dhe shoqërisë “B.M” SHPK.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:
Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar në ligjin nr. 108, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



