E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Hagës dënon me 18 vite burg Kadri Veselin
Bota

Gjykata e Hagës dënon me 18 vite burg Kadri Veselin

Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi për Veselin u shpall gjatë seancës së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po bëhet publik aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Procesi gjyqësor lidhet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.

Gjykata po vijon me shpalljen e vendimeve për secilin prej të pandehurve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.