E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata  e lë në “arrest shtëpie” nënën 30-vjeçare që braktisi fëmijën  në bodrum
Lajme

Gjykata e lë në “arrest shtëpie” nënën 30-vjeçare që braktisi fëmijën në bodrum

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për nënën nga Pogradeci, e  cila braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.

Në dëshminë e saj para efektivëve, 30-vjeçarja ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë.

Ajo ka deklaruar se punon në një fabrikë këpucësh, ndërsa shton se i dashuri i saj e ka braktisur dhe nuk është interesuar për të pasi ka mbetur shtatzënë.

Ajo është shprehur se nuk ka qenë e martuar dhe nuk e mbante dot fëmijën. Nëna nga Pogradeci ka dhënë edhe emrin e të dashurit të saj, i cili është marrë në pyetje nga prokuroria.

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”, ka deklaruar ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.