E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranës heq masën e sigurimit për ish-zv. drejtorin e OFL Artan Shkëmbi
Lajme

Gjykata e Tiranës heq masën e sigurimit për ish-zv. drejtorin e OFL Artan Shkëmbi

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.

artan shkembi

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Kujtojmë që Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

 

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”. Vitin e kaluar ndaj Shkëmbit nisën hetimet për dekonspirimin e të dhënave për një grup kriminal, që ishte në hetim nga autoritetet gjermane.

Pas hetimeve të SPAK, GjKKO vendosi më 28 shtator pezullimin e tij. Autoritetet gjermane kërkonin informacione në Shqipëri për një grup kriminal dhe kuptuan se banda informohej nga zyrtari i lartë i policisë.

Më konkretisht, autoritetet gjermane kërkuan informacion për dy persona që akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminal, por sipas tyre në lidhje me kërkesën u vu në dijeni vetë grupi kriminal.

Dyshohej se Shkëmbi vuri në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati, se ishin në hetim nga Gjermania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.