E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Vlorës lë në burg “Visin e Garave”
Lajme

Gjykata e Vlorës lë në burg “Visin e Garave”

Gjykata e Vlorës ka zhvilluar sot seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 40-vjeçarit Elvis Kosova, i njohur ndryshe si “Visi i Garave”.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe provave të paraqitura gjatë seancës, gjyqtari Nertil Meçaj ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin.

Kosova përballet me akuza që lidhen me dhunën në familje dhe kanosjen me armë zjarri. Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, 40-vjeçari dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar atë me armë.

Vendimi i Gjykatës së Vlorës është marrë pas vlerësimit të materialeve të mbledhura nga organi i akuzës dhe rrethanave të paraqitura në seancën gjyqësore.

Elvis Kosova, i njohur në publik me nofkën “Visi i Garave”, do të qëndrojë në paraburgim ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.