Gjykata i jep urdhër-mbrojtje Princ Lekës, për 1 vit ndaj ish-vjehrrit Gjergj Zaharia

Në Gjykatën Civile u mbajt sot një seancë për dhunën në Pallatin Mbretëror

Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për në 27 mars.

Avokati Aranit Roshi, i cili përfaqëson Princ Lekën, paraqiti akt-ekspertimin për dhunën ndaj klientit të tij, ndërsa avokatja e Elia Zaharisë nuk i paraqiti, çka detyroi gjyqtarin të shtyjë seancën.

Ndërkohë gjyqtari urdhëroi prokurorinë të paraqesë akt-ekspertimin e dhunës ndaj Elia Zaharisë.

 

Publikuar nga Publik Media