E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Kushtetuese jep sot konkluzionet  përfundimtare për taksën e profesioneve të lira
Lajme

Gjykata Kushtetuese jep sot konkluzionet përfundimtare për taksën e profesioneve të lira

Mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për taksën e profesioneve të lira. Gjykatësja Holta Zaçaj u la kohë palëve që të sjellin prova të reja, përgjigjet për pyetjet që u administruan në seancë dhe parashtrimet, ndërsa lajmëroi se konkluzionet përfundimtare do të jepen në seancën e sotme.

Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike. Në seancën maratonë të 18 qershorit, trupa gjykuese mori në shqyrtim së bashku tri paditë e depozituara prej Grupit Parlamentar të PD-së, Dhomës së Avokatisë, IKM-së dhe IEKA-s.

Para marrjes së vendimit përfundimtar për lënien në fuqi apo shfuqizimin e ligjit, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi.
“Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, duke marrë në konsideratë që procesi është duke u gjykuar me përparësi”, -pohoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Pra ligji i ri do të vijojë të zbatohet deri sa gjykata të shprehet në tërësi për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.