E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit që i qëlluan policisë
Lajme

Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit që i qëlluan policisë

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy të rinjt nga Shijaku që qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte, rreth orës 01:00 të 24 gushtit në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Leonard Çalin.

Të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja u shënua më 24 gusht

Dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte në autostradën Durrës-Tiranë. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë. Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur. Ngjarja e ka zanafillën në datën 20 gusht, kur një qytetar ka raportuar në polici se i kishin vjedhur automjetin në Sektor Rinia në Durrës. Pak orë më vonë, dy të rinjtë, me automjetin e vjedhur, rreth orës 3:40 minuta të mëngjesit të datës 21 gusht, kanë grabitur me dhunë shumë e lekëve të të xhiros nga një punonjës karburanti në Sukth.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të vjedhjes së makinës dhe grabitjes, të cilët i ka pikasur  në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur “Çifligu” në Sukth. Për ngjarjen vijojnë hetimet, ndërsa ende nuk është zbardhur shuma e parave që dy të rinjtë nga Shijaku grabitën në pikën e karburantit në datën 21 gusht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.